Teemakohased leheküljed:   < [1 2]
Emrat e shteteve
Vestluse postitaja: Sherefedin MUSTAFA
Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi  Identity Verified
Prantsusmaa
Local time: 14:10
albaania - itaalia
+ ...
Edhe gafat nuk kanë të sosur?... Jul 8, 2008

Sherefedin MUSTAFA wrote:

Duke kërkuar referenca për emra të ndryshëm shtetesh, hasa edhe në këtë:
http://sq.wikipedia.org/wiki/Guineja_Bizare

Pranoj se nuk e kisha dëgjuar më parë!

Sherefedini

[Edited at 2008-07-08 11:16]

Tung Sherefedin!

"Guineja Bizare" është më se e denjë për temën "edhe gafat nuk kanë të sosur"

A presto

Arta Alla
Arta Alla
Ameerika Ühendriigid
Local time: 06:10
inglise - albaania
+ ...
Emrat e shteteve ne Ministrine e Puneve te Jashtme Jul 13, 2008

Pershendetje te gjitheve

Eshte hera e pare qe po shkruaj sepse ka vetem pak muaj qe kam mesuar per egzistencen e proz.com. Po lexoj me mjaft vemendje dhe interes shkrimet tuaja. Me pelqen shume fryma e bashkepunit qe duket se egziston ndermjet perkthyesve ne kete ambjent.

Do te doja te shtoja dicka mbi emrat e shteteve.
Per perkthimet ne pergjithesi, nje burim mjaft i dobishem per mua, - kur kam dyshime per perdorimin e fjaleve shqipe qe kam harruar , kur nuk me
... See more
Pershendetje te gjitheve

Eshte hera e pare qe po shkruaj sepse ka vetem pak muaj qe kam mesuar per egzistencen e proz.com. Po lexoj me mjaft vemendje dhe interes shkrimet tuaja. Me pelqen shume fryma e bashkepunit qe duket se egziston ndermjet perkthyesve ne kete ambjent.

Do te doja te shtoja dicka mbi emrat e shteteve.
Per perkthimet ne pergjithesi, nje burim mjaft i dobishem per mua, - kur kam dyshime per perdorimin e fjaleve shqipe qe kam harruar , kur nuk me kujtohet mire perdorimi i tyre (duke jetuar jashte shtetit nje gje e tille ndodh) ose kur kam te bej me fjale a koncepte te reja - jane faqet e internetit te Ministrive te ndryshme te Shqiperise. Me sa shoh, per sa i perket gjuhes shqipe, duket se ata kane bere mjaft perparime kohet e fundit.

Ne rastin e emrave te shteteve, ne faqen e internetit te Ministrise se Puneve te Jashtme (http://www.mfa.gov.al/), ne seksionin "Ku i marrin vizat e huaja shtetasit shqiptarë" gjendet nje liste e plote me emrat e tyre. Ne fund te fundit eshte nje liste zyrtare qe per mua do te thote: e besueshme.

Shpresoj t'iu jete sadopak e dobishme

Nje pershendetje te ngrohte te gjitheve

Arta
Collapse

Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi  Identity Verified
Prantsusmaa
Local time: 14:10
albaania - itaalia
+ ...
Përshëndetje! Jul 17, 2008

E dashur Arta!
Ke më se të drejtë për sa thua për proz.com: edhe unë jam e re këtu, por mund të them që kam përfituar shumë nga bashkëpunimi i këtushëm, e jo vetëm kaq. Standardi i lartë i kërkuar shpesh në proz.com më ka bërë të jem më kërkuese ndaj vetes edhe të përmirësoj gjithnjë e më shumë punën time.

Në lidhje me website-et e ministrive shqiptare si burim i vlefshëm informacioni për përkthyesit, do të thosha që i gjej më tepër me vl
... See more
E dashur Arta!
Ke më se të drejtë për sa thua për proz.com: edhe unë jam e re këtu, por mund të them që kam përfituar shumë nga bashkëpunimi i këtushëm, e jo vetëm kaq. Standardi i lartë i kërkuar shpesh në proz.com më ka bërë të jem më kërkuese ndaj vetes edhe të përmirësoj gjithnjë e më shumë punën time.

Në lidhje me website-et e ministrive shqiptare si burim i vlefshëm informacioni për përkthyesit, do të thosha që i gjej më tepër me vlerë kur kërkoj terma teknikë. Nga ana gjuhësore, disa prej publikimeve të institucioneve shtetërore shqiptare (shih ligjet shqiptare p.sh.), çuditërisht lënë për të dëshiruar. Kohët e fundit, fatmirësisht, vihet re një përmirësim i dukshëm, dhe shembulli i Ministrisë së Punëve të Jashtme që ke sjellë është për t'u admiruar (me aq pak sa e konsultova). Edhe lista e shteteve duket e përpiluar më së miri, e natyrisht, burimet zyrtare duhet t'i përdorim si pika referimi, na pëlqejnë apo jo

Gjithë të mirat!
Gentiana
Collapse

laurenti
laurenti
Local time: 14:10
inglise - albaania
+ ...
Një mundësi e re për të mirëmbajtur listën e shteteve Aug 13, 2008

Nëse vazhdon të interesojë lista e plotë dhe e saktë e emrave në shqip të shteteve të ndryshëm, ju ftoj të korrigjoni/plotësoni listën me përkthimet duke klikuar tek adresa në vijim: http://alblinux.homelinux.org:8080/sq/tp/iso_3166-3.2.po?translate=1&view=1

Për të ndryshuar/shtuar përkthime është i nevojshëm regjistrimi.

Serveri i përkthimeve është akoma në fazë testimi, prandaj nëse gjeni 5 min kohë për ta mbingarkuar (regjistrime, kërkime fjalësh apo frazash në anglisht dhe në shqip, ndryshime, propozime, përkthime, etj.), më ndihmoni me të vërtetë në menyrë që të "kalibroj" serverin.

Pushime të mbara të gjithëve (sigurisht, kujt shkon me pushime )
Collapse

Teemakohased leheküljed:   < [1 2]

Sellele foorumile pole määratud ühtegi moderaatorit.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »

Emrat e shteteve

LinguaCore
AI Translation at Your Fingertips

The underlying LLM technology of LinguaCore offers AI translations of unprecedented quality. Quick and simple. Add a human linguistic review at the end for expert-level quality at a fraction of the cost and time.

More info »
Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »